8.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Ia vranë 4 këlyshë, dalin pamjet nga “hakmarrja” e ariut ndaj banorëve në Prizren

Banorët e fshatit Pouskë të Komunës së Prizrenit janë në hall nga një ari i murrmë, të cilit disa javë më parë gjuetarë nga e njëjta zonë ia kishin vrarë ariut katër këlyshët e saj.

Tash e disa javë, banorët e këtij fshati po përballen me hakmarrjen e ariut të cilin dyshohet se e kanë tërbuar.

“Mbrëmë më ka ardhur ariu deri tek shtylla, dhe vazhdimisht është sjellë rreth shtallës”, thotë njëri prej banorëve të fshatit për Klan Kosovën, teksa vazhdon duke e përshkruar ariun: “Është krejt e zezë por te qafa ka një ngjyrë të bardhë.”

Disa ditë më parë, ariu kishte mbytur 20 dele të familjes Demiri në këtë fshat. Njëra prej pjesëtareve të kësaj familjeje rrëfen se si e frikësojnë ariun përmes mjeteve piroteknike.

“Kur vjen e ndezim këtë [mjetin piroteknik, v.j] dhe e gjuajmë pastaj shkon ajo, por kthehet prapë brenda një ore”, thotë pjesëtarja e kësaj familje.

.

E sot kanë dalë pamje nga sulmi që ariu i ka bërë bagëtive të banorëve të fshatit.

Ndërkaq, një ekspert i kafshëve thotë se ariu po i hakmerret banorëve të fshatit pasi ia vranë këlyshët.

“Disa gjahtarë keqbërës, sipas fshatarëve, janë kanë vrarë këlyshët dhe ariu është tërbuar”, thotë eksperti i kafshëve për Klan Kosovën.

E ata që e kishin parë edhe më herët këtë specie, thonë se ajo është e butë. Një banor i fshatit thotë se është takuar

një herë me të “ballë për ballë” në distancë prej 4 metrash dhe tregon se asgjë nuk i kishte ndodhur.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës thonë se kanë kontakte me qytetarë por ende nuk ka ndërmarrë asgjë. /Insajderi.com

Më Shumë

41 aksidente e mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

41 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 25...

“Iu përkeqësua gjendja”, detaje të reja nga vdekja e 12-vjeçares në Prizren

Rreth vdekjes së 12-vjeçares L.Shala, në Pediatrinë e Prizrenit, për Klankosova.tv janë deklaruar nga spitali i qytetit.   Shefajet Berisha nga Spitali i Prizrenit, thotë se...

Lajmet e Fundit