“Na ishte seç na ishte një Kujtim Paçak” sot në Prizren

“Na ishte seç na ishte një Kujtim Paçak”, premiera që u shfaq mbrëmë në teatrin “Dodona” në Prishtinë, do të ketë reprizën e shfaqjes sot, e shtunë, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren.

“Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” të autorit Nexhip Menekshe dhe regjinë e së cilës e ka bërë Kaltrim Balaj do të shfaqet sot në orën 20:00.

Me një skenografi që ndërron bashkë me situatat, me lojë që në jo pak momente shpërthen në gjallëri, në shfaqjen me tekst të Nexhip Menekshes, si në mozaik përmblidhen biografia e portreti i Paçakut, zërit të fuqishëm të komunitetit rom, i cili vdiq në moshën 59-vjeçare, në maj të vitit të kaluar, shkruan Koha Ditore.

Portreti i Paçakut zbërthehet nëpërmjet kryepersonazhit, koreografit që luhet nga Fatmir Menekshe. Por në portretizimin e tij portretizohen kultura e identiteti rom. Aty shpaloset jeta e vështirë e këtij komuniteti, por edhe tradita e tyre, vallet, muzika e mbi të gjitha gjuha.

Fatmir Menekshe ka pasur barrën kryesore në këtë shfaqje, në rolin e Kujtim Paçakut.

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Lajmet e Fundit