16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Fshati Pouskë kërkon mbrojtje institucionale nga rreziku prej arinjve

Banorët e fshatit Pouskë të Prizrenit para zyrtarëve të pushtetit lokal kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me praninë e ariut në këtë lokalitet, veçanërisht për sulmet e fundit në stallat e fermerëve, me ç’rast janë mbytur rreth 30 dele e qengja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por zyrtarët komunalë dhe ata të Policisë, në bazë të informatave të siguruara deri më tani dyshojnë se sulmeve të ariut i ka paraprirë rasti i vjedhjes së këlyshëve të tij. Për shkak të situatës së krijuar në këtë vendbanim malor, ku kryesisht jetojnë pjesëtarët e komunitetit boshnjak, pushteti lokal po bën përpjekje për të gjetur një zgjidhje duke i bashkërenduar veprimet me institucionet tjera, shoqatat e gjahtarëve dhe njohësit e faunës.

Nënkryetarja për komunitete në Komunën e Prizrenit, që vjen nga radhët e komunitetit boshnjak, Memnuna Ajdini, ka bërë të ditur se në zyrën e saj ka zhvilluar një takim me banorët e Pouskës, të cilët kanë kërkuar zgjidhje urgjente për situatën e krijuar.

Më Shumë

Pas 24 viteve martesë, çifti nga Prizreni bëhen prindër të binjakëve

Pas 24 viteve martesë, një çift nga Prizreni janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë binjakë. Gjinekologu që përcolli lindjen e binjakëve, foli për...

E rrahën një person dhe e futën me forcë në veturë, arrestohen katër burra në Prizren

Katër burra janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person. Sipas policisë, të dyshuarit e kanë...

Lajmet e Fundit