9.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

SBASHK-u refuzon sërish ofertën e MASHT-it, për kompensimin e orëve të humbura

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj, ka konfirmuar për Telegrafin se kanë braktisur takimin e përbashkët me MASHT-in dhe DKA-të, dhe që nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Ai, theksoi se qëndrojnë prapa kërkesës së tyre, që parasheh ngritjen e koeficienteve për mësuesit klasor, në mënyre që të kompensohen orët e humbura.

“Mbledhja është duke vazhduar ne kemi dalë nga mbledhja. Vendimi jonë është i prerë, nëse Kuvendi i Kosovës mban takim dhe e cakton që koeficientet për mësuesit klasor të ndryshohen dhe të barazohen me koeficientet e kolegëve të tyre 6-9, atëherë ne në shenjë solidariteti me këtë mësimdhënës do të zgjatim vitin shkollor për një javë. Kërkesa jonë u tha edhe sot, edhe mbesim prapa saj”,deklaroi Jasharaj për Telegrafin.

Kryetari i SBASHK-ut, tha që MASHT-ti, gjatë takimit ka kërkuar që mësimi të zgjatet më shumë se një javë, por që SBASHK-u,nuk ka pranuar.

“Ata insistonin që të gjenin tjetër zgjidhje dhe të mësim të zgjatet më shumë. Por ne e kundërshtojmë këtë, dhe ne konsiderojmë qe vendimi i ministrit Bytyqi për kompensimin e orëve është i kundërligjshëm”, tha ai.

Telegrafi ka provuar të marrë edhe një përgjigje nga MASHT-i, pas daljes së SBASHK-ut nga takimi, mirëpo ata ishin ende në takim./Telegrafi/

Më Shumë

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Donacion i ri për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Sipas...

Lajmet e Fundit