Shaqir Totaj: Vetëvendosje po punëson shumë familjarë në Prizren

Përveç punësimeve partiake e familjare të VV-së, në komunën e Prizrenit ka degradim të kulturës dhe të sportit, ka thënë Shaqir Totaj, kryetari i sapozgjedhur i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren.

Ai ka theksuar se premtimet elektorale të VV-së nuk kanë qenë të sinqerta, duke përmendur dështimin e komunës së Prizrenit në realizimin e objektivave për kulturë e sport.

“Aktorët e “Teatrit Bekim Fehmiu”, ka 5 – 6 muaj që janë pa paga, festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit”, nuk është mbajtur fare, SHKA “Agimi” i është kushtëzuar përkrahja me emërime politike në Bord, “KF Liria” është para rënies nga Superliga, “KB Bashkimi” vitin e kaluar kampion i Kosovës dhe nën kampion Ballkanik në basketboll, sivjet është në fund të tabelës”, ka shkruar Totaj në facebook.

Tutje Totaj, ka theksuar se Prizreni meriton më mirë dhe, sipas tij, si pasojë e paftësisë qeverisëse të koalicionit, siç e ka quajtur ai, të panatyrshëm po goditet, pos tjerash, edhe kultura e sporti në këtë qytet

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit