Kabashi premton ndërtimin e një shtëpie për pleq

Kabashi te pensinistetKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit,Lulëzim Kabashi ka premtuar ndërtimin e një shtëpie për pleqtë dhe një çerdhe për qëndrim ditor dhe socializëm të fëmijëve të familjeve të varfëri.

Këtë premtim Kabashi e ka dhënë në takimin që ka pasur me udhëheqësit e Organizatës Komunale për Pensionistë dhe Invalidë të Punës.

Kabashi iu premtoi pensionistëve se si kryetar i komunës së Prizrenit, do të tregojë kujdes të veçantë për këtë kategori.

Ai tha se problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Prizrenit, si dhe kategoria e pensionistëve prizrenas, janë probleme të zgjidhshme, por duhet vullnet dhe dëshirë që të kryhen këto probleme. ”Ky vullnet ka munguar nga qeverisjet e deritashme”, tha Kabashi.

Ai i njoftoi pensionistët se platforma zgjedhore e tij, synim kryesor ka zhvillimin ekonomik. Sipas tij, ky zhvillim ekonomik bazohet në katër shtylla kryesore: funksionalizimin e zonave industriale, investimet në sektorin e bujqësisë, turizmit dhe ndërtimtarisë, përmes të cilave do të krijohen kushte që secila familje në komunën e Prizrenit, të ketë së paku një anëtarë të punësuar.

Pensionistët janë ndarë të kënaqur me platformën zgjedhore të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, sidomos për ndërtimin e shtëpisë së pleqve

Kryetar i kësaj organizate, Musa Jorganxhiu, njoftoi Kabashin me aktivitetet e ndryshme të pensionistëve dhe invalidëve të punës. Ai kërkoi nga Kabashi që të ngritë zërin për miratimin e ligjit, dhe kategorizimin e pensionistëve. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit