18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Haskuka vizitoi drejtorin e Policisë në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vizituar drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë, Faton Alija.

Ata janë dakorduar për funksionimin e disa zyrave të reja policore.

“ Janë pajtuar që të funksionalizimet një zyre e policisë në qendër të qytetit në ‘Shatërvan’, një në Stacionin e Autobusëve si dhe të fillojë punën zyra e Policisë në fshatin Gjonaj të Prizrenit”, thuhet në njoftim të Policisë në Prizren.

Gjatë ditës së sotme, Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, e ka vizituar edhe ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, si dhe komandanti i Kompanisë së Deminimit në Prizren, major Gëzim Sada me bashkëpunëtorë.

Nga ana e drejtorit kolonel Faton Alija, mysafirët janë njoftuar me situatën e sigurisë e cila është cilësuar e qetë dhe stabile, si dhe masat që janë ndërmarrë kohët e fundit për parandalimin e të gjitha dukurive negative.

Drejtori rajonal i falënderoi të gjithë për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Pse po më sheh shtrembër”, zënkë e çastit përfundon me plagosje në Gjonaj të Hasit

Një i mitur rreth moshës 17-vjeçare ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.   Sipas mjekëve, viktima ka marrë plagë...

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit