0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Plan i përbashkët europian për shpëtimin

Te-mbijetuarit-e-Lampeduzes-320x180Komisioni Europian ka në plan të propozojë një program të përbashkët europian për detektimin dhe shpëtimin e varkave të emigrantëve në Detin Mesdhe me synimin për të shmangur tragjeditë si ajo e Lampeduzës një javë më parë.

Komisionerja e Çështjeve të Brendshme, Cecilia Malmstroem, vendosi të veprojë pikërisht si pasojë e tragjedisë ku më shumë se 230 emigrantë humbën jetën. Një tunizian i dyshuar se ishte drejtuesi i varkës është arrestuar në Sicili. Plani i komisionit bën thirrje për operacione nga agjencia kufitare e BE-së Frontex për të monitoruar detin “Nga Qipro në Spanjë”.

Operacioni i kërkim/shpëtimit do të “ndihmojë në gjurmimin, identifikimin dhe shpëtimin e varkave, veçanërisht varkave të emigrantëve”, njoftoi zëdhënësi i Malstroem. “Plani do të ndihmojë në parandalimin e tragjedive të tilla si ajo e Lampeduzës”, tha zëdhënësi.

Zhytësit rikuperuan dhjetëra trupa nga varka e mbytur, e cila mbante në bord emigrantë nga Afrika para se të mbytej në afërsi të ishullit italian të Lampeduzës. Viktimat qenë më së shumti nga Eritrea dhe Somalia.

Rruget e emigranteve drejt BE-se

Khaled Bensalam, 35 vjeç, është në policinë e Agrixhentos në Sicili. Hetuesit dyshojnë se ai ishte përgjegjësi për mbytjen e varkës dhe dyshohet për shumë akuza për vrasje nga pakujdesia, por deri tani nuk ka akuzë formale. Disa dëshmitarë thonë se Bensalam pati një rol në zjarrin që u ndez në bord të anijes për të sinjalizuar praninë e saj pranë ishullit, për shkak se motori i varkës kishte pushuar së funksionuari. Disa nga emigrantët e shpëtuar thanë se mbetën në ujë për shumë orë para se të shpëtoheshin.

Në Luksemburg, Malmstroem do të kërkojë mbështetje politike për planin e BE-së si dhe burimet e nevojshme financiare. “Ne do të presim të shohim se si do të veprojnë shtetet anëtare”, tha zëdhënësi i saj.

Frontex po ndihmon aktualisht Italinë të interceptojë varkat e emigrantëve por dy operacione të BE-së në Mesdheun e Jugut kanë burime të kufizuara, vetëm katër anije, dy helikopterë dhe dy aeroplanë.

Dhjetëra mijë emigrantë i hyjnë aventurës së rrezikshme të kapërcimit të detit nga Afrika e Veriut drejt Sicilisë çdo cit. Aksidentet janë të zakonshme, por ai i fundit ishte nga më të rëndët në shumë vite. Mbetja e varkës së mbytur aktualisht gjendet 47 metra thellë, gjë që e bën të vështirë rikuperimin e trupave. Zhytësit raportuan se brenda anijes njerëzit kishin qenë aq të ngjeshur sa ishte e vështirë të nxirreshin trupat e viktimave.

Italia ka kërkuar ndihma nga vendet e tjera të BE-së në Mesdhe pasi ky është vendi që vuan më shumë nga emigrimi masiv. Malta e Greqia janë gjithashtu në vështirësi. Vendet anëtare të BE-së nuk kanë arritur të krijojnë politikë të përbashkët për migrimin dhe azilin.

Pse njerëzit arratisen nga Eritrea dhe Somalia?

Eritrea:

OBK thotë se 3 mijë njerëz përpiqen të arratisen nga vendi çdo vit. Qeveria formalisht ndalon dhe dënon njerëzit që përpiqen të largohen.

Grupimet e të drejtave të njeriut thonë se vendi po bëhet një burg gjigant me rreth 10 mijë të burgosur politikë.

Somalia:

Shumica e vendit kontrollohet nga militantët islamikë të Al-Shabab. Vendi ka më shumë se dy dekada në luftë civile të vazhdueshme.

Më Shumë

MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas 26 dhjetorit

Ministria e Punëve të Brendshme ua ka rikujtuar të gjithë qytetarëve se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor Në...

Nis sonte Big Brother, çfarë pritet të ndodhë

Big Brother VIP nis sonte edicionin e katërt. Formati do të drejtohet nga moderimi i Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy...

Lajmet e Fundit