10.5 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Isni Kilaj zgjedhet kryetar i PDK-së në Malishevë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur të dielën kuvendin zgjedhor në Degën e Malishevës, ku delegatët kanë votuar për kreun e Degës, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët e Konventës Qendrore.

Në garën prej katër kandidatëve për kryetar dege, me vota të fshehta dhe sipas rregullores për zgjedhjet, më i votuari ka dalë Isni Kilaj.

Delegatët e kuvendit zgjedhor kanë zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së.

Punimet e këtij kuvendi, në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i ka përshëndetur ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

“Qytetarët e Malishevës kërkojnë një eksperiencë të re me pushtetin politik dhe janë të gatshëm më shumë se kurrë që këtë kërkesë t’ia besojnë PDK-së. Kjo është fryma që i ka dhënë shpirt mobilizimit të anëtarëve dhe mbështetësve të PDK-së, të cilët sot përmbyllën kuvendin zgjedhor të degës, në të cilin u legjitimuan strukturat e reja që do marrin përsipër qeverisjen e Malishevës. I përgëzoj qytetarët, mbështetësit dhe strukturat e PDK-së për integritetin dhe kulturën e lartë politike të treguar në këtë proces zgjedhor. Dekada e Re është platformë politike që s’do lë prapa asnjë vend, asnjë qytet dhe asnjë lagje. Malisheva do jetë shembulli i partneritetit që do ta sjellë PDK-ja përmes Dekadës së Re”, tha Tahiri.

Më Shumë

Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi do të maten me votë edhe një herë në balotazh

Zgjedhjet lokale në Komunën e Prizrenit kanë përfunduar me një rezultat që çon në raundin e dytë zgjedhor. Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...

Besnik Krasniqi vizitoi fabrikën “LIRI”: Do të jemi gjithmonë afër prodhuesve tanë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka vizituar sot fabrikën  “LIRI”, në pronësi të...

Lajmet e Fundit