I raportojnë drejtorët

Nën drejtimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punën dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për javën në vijim.

Duke u bazuar në raportimet e drejtorive, gjatë kësaj jave pritet të përfundojnë disa planifikime për këtë periudhë, ndërsa sa i përket buxhetit, sipas drejtorisë për buxhet dhe financa, në katër mujorin e parë të këtij viti, janë realizuar rreth 300 mijë euro të hyra vetanake dhe duke u bazuar në këtë trend, deri në fund të vitit, pritet të realizohet planifikimi i grumbullimit të të hyrave vetanake.

Po ashtu, së shpejti pritet të fillojnë të realizohen edhe disa nga projektet kapitale, të planifikuara për këtë vit.

Drejtoria e Kulturës, ka bërë të ditur se janë në përfundim të përgatitjeve për shënimin e manifestimit me rastin e 70 vjetorit të rënies së Rifat Berishës, manifestim i cili do të mbahet në Berishë.

Sa i përket situatës me ethet hemorragjike krime kongo, u bë e ditur se janë duke u zhvilluar aktivitetet e planifikuara të masave parandaluese, si dhe janë duke u ofruar shërbimet e nevojshme shëndetësore për rastet e thumbimeve.

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit