Policia sekuestron dy armë ilegale në Prizren

Të dielën zyrtarë të Policisë gjatë aktiviteteve në dy raste të ndara në Prizren kanë sekuestruar dy armë të cilat ishin në pronësi ilegale dhe pa leje përkatëse.

“Në rastin e parë Policia ka ndaluar një automjet për verifikim dhe gjatë kontrollit të drejtuesit dhe pasagjerëve në njërin nga bashkudhëtarët ka hasur në një armë ilegale pistoletë ngjyrë e zezë ‘Ekol Special 99?”.

Ndaj të dyshimtit është iniciuar procedurë dhe sipas prokurorit kujdestar rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

“Ndërsa në rastin e dytë Policia pas raportimit të një aktiviteti për tentim vjedhje në fshatin Zhur të Prizrenit, pas kontrollimit dhe verifikimit të informacionit dhe vendit të ngjarjes ka gjetur në posedim të pronarit një armë të tipit ‘Valtro’ modeli 85, për të cilën nuk kishte leje paraprake”.

Gjithashtu pas plotësimit të procedurave adekuate me urdhrin e prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt hetimore.

Më Shumë

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Lajmet e Fundit