7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Mesditë poetike për Ali Podrimjen

poezi per podrimjenNë ambientet e shkollës së re 9-vjeçare  që mban emrin e poetit “Ali Podrimja”, me iniciativën e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit, u organizua një mesditë poetike, e para e këtij lloji në Tropojë.

Ky aktivitet u zhvillua me rastin e përurimit të librit më të ri me poezi, të poetes, shkrimtares dhe publicistes Migena Ramaj, titulluar “Këngë të reja”, transmeton Shekulli online.

Autorja është një emër i ri në fushën e letrave  me një përfshirje të konsiderueshme në prozë e veçanërisht në poezi. Është autore e romanit “Melodia e dashurisë sime”, botuar së pari në vitin 2005 dhe ribotuar në vitin 2011, si dhe autore e vëllimeve me poezi “Mesi i dhimbjes” dhe”Midis ëndrrës”. Migena Ramaj është kryeredaktore e revistës “Ilira”, një periodik për gra e vajza të krishtera që botohet në Tiranë, si dhe punon gazetare në Radio 7.

Përurimi i librit në fjalë , “Këngë të reja”,u organizua në një mënyrë krejt tjetër,ndaj kishte shumë pjesëmarrës krijues dhe nxënës të shkollës së mesme, intelektualë, mësues dhe qytetarë nga qyteti “Bajram Curri” e fshatrat përreth.

Interpretimet muzikore të këngëtarit Saimir Braho dhe të bashkëshortes së tij, Enkela, shoqëruar me muzikë dhe pamje filmike në projektor,i dhanë një larmi të veçantë këtij aktiviteti.

Referuesit që morën fjalën,theksuan se Migena Ramaj është një zë i veçantë në poezi,duke e radhitur atë në një krijuese që kërkon nëpërmjet vargut të ndryshojë stilin e vargëzimit.

Teuta Toska, redaktore e librit, e njëherazi pedagoge dhe z.vdekane e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, tha se poezitë e këtij libri janë poezi të ndjenjave shpërthyese, e në pjesën më të madhe ato janë si faqe të ndryshme të një gjëje, ndjenja e adhurimit në aspekte të ndryshme.

Lulzim Logu, poet dhe shkrimtar, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve,në fjalën e tij, falënderoi çiftin Braho dhe theksoi se Migena Ramaj është një zë premtues në letërsinë shqipe,për të cilën me kohë kemi sinjalizuar botën letrare,duke parashikuar me veprat e saj talentin e veçantë në poezi e prozë .

Ndërsa autori i kësaj kronike,bëri me dije auditorin se Migena Ramaj vjen nga një regjion që me shekuj i ka rezistuar krishtërimit,krahina e Nikaj Merturit, ndaj Migena me të drejtë vargjet e saj janë adhurim i Krijuesit.

Në këtë mesditë poetike përshëndeti edhe nënprefekti i Tropojës, Nuredin Ahmetaj

Mes notave dhe tingujve të poezisë së Migena Ramajt, interpretuar nga çifti Braho, u mbyll kjo mesditë poetike, mjaft e pëlqyer nga të pranishmit.

Më Shumë

Ardienne GodBold rikthehet te KBF Bashkimi për pjesën e dytë të sezonit

Pas një viti mungese, Ardienne GodBold, e njohur me nofkën "Nunu", është rikthyer te KBF Bashkimi. Ky rikthim i saj vjen si përforcim për...

Armend Thaqi zgjedhet “Ylli i Javës” në Superligë

Futbollisti Armend Thaqi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori...

Lajmet e Fundit