22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Malishevë / Shtyhet gjykimi për vjedhje të rëndë

Për shkak të mungesës së të akuzuarit për vjedhje të rëndë, Getoarb Mulliqi, ka dështuar të mbahet seanca fillestare ndaj tij, e paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Gjykatësi Njazi Morina, deklaroi se i akuzuari Mulliqi, ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo i njëjti nuk prezanton në seancë.

Ai tha se ndaj të akuzuarit Mulliqi, do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim përmes policisë, derisa seanca e radhës është caktuar që të mbahet më 5 qershor 2019, në ora 13:15.

Ndryshe, në seancë ka qenë e pranishme prokurorja Mone Syla.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur me 14 prill 2015, Getoarb Mulliqi, po akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, nga neni 327, paragraf 1, të KPRK-së.

Në aktin akuzues thuhet se me 22 gusht 2014, rreth orës 06:10, në fshatin Rud, Komuna e Malishevës, përkatësisht në dyqanin “Egzoni”, i akuzuari Mulliqi, duke shfrytëzuar orët e para të mëngjesit, përmes dritares ka hyrë me forcë brenda dyqanit, dhe ka marrë kartela mbushëse në vlerë prej 160 euro, duhan në vlerë prej 1000 euro, si dhe para kesh në vlerë prej 600 euro.

Sipas aktakuzës me këtë i akuzuari Mulliqi, të dëmtuarit Sadri Rudi, i ka shkaktuar dëm të përgjithshëm në vlerën prej 1760 euro. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Përfundon shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe Shpenadi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot është përfunduar shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe...

SBASHK-u mësimdhënësve: Mos nënshkruani ndryshimet e Kontratës së punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), thotë se kohëve të fundit po qarkullon një version i ri...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit