UPZ pret në vizitë ekspertët e jashtëm

 

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën ka pritur në vizitë ekspertët e jashtëm në kuadër të procedurës së riagreditimit Institucional dhe programor. Në këtë kuadër është mbajtur takimi me menaxhmentin me në krye Rektorin Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, takimi me drejtuesit e programeve studimore, vizita turne e objekteve dhe infrastrukturës, takim me stafin mësimdhënës, takimi me studentët, takimi me të diplomuarit dhe takimi me punëdhënësit e të diplomuarve dhe aktorëve të jashtëm.

Rektori Temaj në takim theksoi se universiteti gjendet në një fazë të rëndësishme të zhvillimit dhe si drejtues si ri i këtij universiteti mirëpret rekomandimet e ekspertëve të akreditimit. Ai shtoi se në vizionin e tij që ka shpalosur për këtë universitet ka paraparë adresimin e shumë çështjeve që janë prioritet për të arritur standarde sa më të larta, për të cilën do të punojë bashkë me stafin e tij menaxhues.

Aktualisht në UPZ janë gjashtë fakultete, ndërsa gjendet në procedurë të riakreditimit institucional dhe të riakreditimit të dy programeve studimore në Fakultet Ekonomik, dy në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, programi i Juridikut në Bachelor dhe një program i ri në nivelin Master në Juridik.

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit