15.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

PK-ja premton ambient të pastër në Prizren

RICIKLIMI I MBETURINAVEPartia Konservatore e Kosovës ka vazhduar aktivitetin e saj elektoral duke bërë vizitë në deponinë regjionale të mbeturinave në Landovicë.
Kryetari i partisë Munir Basha theksoi se tradita e asgjësimit të mbeturinave ende mbetet problem për qeverinë lokale, sepse trajtimi jo profesional i mbeturinave shkakton ndotje të ambientit dhe ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e banorëve që jetojnë pranë deponive në komunën e Prizrenit.
“Duke u nisur nga ky shqetësim i qytetarëve sidomos të Landovicës ne në bashkëpunim me ekspertët e kësaj lëmie kemi përpiluar strategjinë dhe planin për rregullimin e këtij problemi, që do të bëhet me anë të riciklimit të mbeturinave”, tha Basha.

Kandidati për kryetar të Prizrenit Beni Kizolli tha ndërkaq se mbeturinat janë një problem i cili duhet të zgjidhet në kohën sa më të shpejtë. Ai premtoi se me qeverisjen e PK-së ato do të marrin vlerë. “ Ne nuk jemi për asgjësimin e thjeshtë të mbeturinave, por për trajtimin dhe riciklimin e tyre duke shmangur ndotjen e ambientit në një anë dhe duke krijuar vende të reja pune në anën tjetër. Riciklimi i mbeturinave është një afarizëm fitimprurës dhe subvencionohet nga institucionet relevante ndërkombëtare”, tha Kizolli.

Për këtë problem Kizolli ka vizituar edhe kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë për sigurimin e mbështetjes për sistemin e trajtimit dhe riciklimit të mbeturinave duke premtuar përkrahjen e institucioneve të Turqisë në këtë drejtim.
“Deponimi i mbeturinave është i mundshëm edhe në vendin tonë dhe se do të fillojnë me materiale të ndryshme si letra, plastika dhe xhami. Ne themi se jemi për riciklimin e mbeturinave sepse me të mundësojmë mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e ekonomisë, ndërsa me riciklimin e kandidatëve nuk mund të sigurojmë as të mira për shoqërinë e as për zhvillim të ekonomisë”, tha Kizolli.
Kandidati për Asamblenë Komunale nga lista e PK-së, Shend Kabashi tha se deri më tani nuk është bërë ndonjë analizë konkrete në këtë drejtim, pasi që mbeturinat në këtë deponi depërtojnë dhe kontaminojnë ujërat nëntokësore duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve të kësaj ane.

Partia Konservatore e Kosovës ka vizituar edhe Shoqatën e Bjeshkatarëve. “Aktiviteti juaj ka kontribuar dukshëm në sensibilizimin e bjeshkatarisë që është shndërruar në një rekreacion masiv duke grumbulluar njerëz nga të gjitha moshat dhe strukturat e shoqërisë dhe duke larguar të rinjtë nga dukuritë negative. Ju nderoni emrin e Haxhi Beda, nderoni qytetin e Przrenit dhe ne do tju nderojmë juve me ofrimin e mbështetjes institucionale për kontributin tuaj shembullor”, tha Nderim Pasuli, kandidat për Asamblenë Komunale të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

3:0 për Trepçën, kualifikohet në finale

Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës...

Serbia arreston edhe dy kosovarë

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info.  Mediat serbe kanë...

Lajmet e Fundit