8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Arriti babadimri në Kosovë!

Bekri S. MurselajShkruan: Bekri S. Murselaj

Jo rastësisht po them kështu se te ne në Kosovë, babadimri, arriti këtë vit. Babadimri, te ne arrin çdo katër vjet.Kohëzgjatja e babadimrit, në Kosovë është një muaj që sjell dhurata nga më të ndryshmet.

Fushata elektorale i sjellë politikanët tanë, jo vetëm në qytetet dhe fshatrat por dhe në mahallët e Kosovës. Në kohën e fushatës vizitat e shumta që po bëhen në qytetet e Kosovës, si dhe prerja e shiritave, dhe përurimi i projekteve e ka filluar fushatën.

Politikanët tanë në këtë periudhë kohore, bëhen njejtë sikur babadimri, që u sjellë fëmijëve dhurata, por ata sjellin premtime .

Dallimi kryesor i babadimrit dhe politikanëve tanë është se babadimri vjen me thesë me dhurata, që i gëzon fëmijët, kurse politikanët vinë me vetura (xhipa) që sjellin vetëm premtime boshe.Në kohën e fushatës, në Kosovë gjithçka ndryshon, premtimet e politikanëve janë nga më të ndryshmet, që as vet që jeton këtu nuk mund t’i vren gjithë këto të mira.Kjo kohë, është kohë e lulëzimit të vendit me fjalë, premtime, projekte, punësim e gjithçka që dinë vetëm propaganda e politikanëve, t’i realizoj gjithë ato të mira.

Me plotëkuptimin e fjalës mund të themi se politikanët në këtë kohë bëhen sikur shkrimtari ynë i mirënjohur Naim Frashëri i cili me fjalët më të bukura e ka lulëzuar Shqipërinë.Premtimet e politikanëve, vinë në kohën kur kërkohet vota, për kinse interesin e qytetarëve të vendit e në realitet është vetëm interes i tyre.

Për mua, koha e fushatës elektorale, është e njejtë, me kohën kur fëmiut i tregon përralla në kohën e gjumit.Koha e fushatës, është kohë, e harxhimit të energjisë vetanake, të cilën politikanët e kanë fituar vetëm duke ndenjur nëpër zyre.

Premtimet në këtë kohë vinë sikur lulet e pranverës, ata gjatë kësaj kohe me fjalët dhe sjelljet e tyre bëhen miqtë dhe dashamirësit më të mëdhenj të popullit, por kjo dashamirësi kryet shpejtë, tani kur t’i marrin votat, jo vetëm që s’të njohin por ruajna Zot, dhe mund të të shkelin në rrugë, me veturat e tyre (xhipa).

Premtimet në fushatë të politikanëve, janë shumë të fuqishme me retorikë emocionale, që të krijojnë një pamje për momentin, se këta burra dhe gra, a thu kaqë shumë e dojnë vendin tonë, që në të vërtetë asgjë nuk ndryshojnë pasi t’i marrin votat.

Por kur e shikojmë në aspektin tjetër këtë kohë, mund të themi se shyqyr Zotit, që kemi fushatë elektorale, e po dalin këta politikanë prej zyreve dhe veturave për ta njohur vendin në çdo anë.

Mendojë që kjo kohë për politikanët, është e njejtë me eskuzionet e nxënësve sepse, shetitjet që i bëjnë këta, bile janë më të mira prej të nxënësve që shkojnë në mënyrë të organizuar grupore dhe financohen nga familja.

Kurse këta vinë si princa shteti, por me tatimin dhe votën tonë që e keqpërdorin popullin për interesa personale.Në fushatën elektorale njihemi për së afërmi me aftësitë e tyre komunikuese dhe me njohuritë e ashtuquajtura aristoteliane, që i shfaqin kinse hapur, për problemet me të cilat ne ballafaqohemi çdo ditë.

Por, jashtë kësaj kohe, sikur t’i bëjmë një pyetje vetes, se athu ku u tretën këto njohuri dhe aftësi, të këtyre njerëzve kinse të ditur?

Që edhe pas një e shumë mandateve i kemi të njejtat fjalë dhe premtime, por me njerëz tjerë, sepse politika vetëm i pasuron ata dhe populli do të mbetet ndoshta në të njejtën gjendje si kjo e fushatës elektorale sot!

Më Shumë

Lajmet e Fundit