24.1 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025

Kryetari i Malishevës shtroi iftarin tradicional për familjet e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ashtu siç është bërë traditë, edhe në këtë muaj të ramazanit, mbrëmë ka shtruar iftar për familjet e dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Në këtë iftar, krahas familjarëve të dëshmorëve dhe qeverisë komunale, të pranishëm ishin edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, OVL e UÇK-së, dega në Malishevë, si dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, Bashkësia Islame në Malishevë dhe përfaqësues të institucioneve tjera në Malishevë.

“Ju jam shumë mirënjohës që jeni këtu sonte, e kjo për neve është nder i madh që jemi bashkë sonte, pasi falë gjakut të dëshmorëve, ne jemi sot këtu ku jemi dhe lirshëm mund të festojmë, mund të punojmë dhe mund të shënojmë datat me rëndësi. E kemi obligim që çdo vit të bëjnë një iftar së bashku dhe të bëjmë lutje për dëshmorët që ranë për liri”, tha mes tjerash kryetari Begaj, në fjalën e tij e përshëndetëse.

Në emër të familjeve të dëshmorëve në Malishevë, foli kryetari i shoqatës, Sinan Gegaj, i cili i falënderoi të gjithë për këtë iftar, tashmë tradicional, e po ashtu i falënderoi edhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, të të gjitha subjekteve politike, që ishin prezent në këtë iftar, e që për familjet e dëshmorëve, është respekt.

Ndërsa mulla Xhevat Kryeziu, në emër të Bashkësisë Islame, i falënderoi të gjithë për këtë iftar të përbashkët me familjet e dëshmorëve, në shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë dëshmorët që ranë në altarin e lirisë./PrizrenPress.com/ 

Më Shumë

Përurohen renovimet e Repartit të Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku zëvendëskryeministren në detyrë, Emijla Rexhepi,...

Erblini dhe Ermali prekin zemrat e mërgimtarëve me këngën “Jeta e Gurbetqarit”

Erblin dhe Ermal Hoxha i dhanë atmosferë të bukur emisionin “Sol Summer” në Klan Kosova. Ata me zërin e tyre të mrekullueshëm kënduan këngën “Jeta...

Lajmet e Fundit