Urimi i Totajt: Të kemi harmoni vëllazërore !

Kryetari i PDK-së në Pizren, Shaqir Totaj ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e Festës së Bajramit.

“Dega e PDK-së në Prizren, uron që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit, dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore”.

“Në festën e Fitër Bajramit duhet t’i gjendemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore”, thuhet në urimin e Totajt.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit, të na e shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes vete, për të përcjell tutje përpjekjet tona qytetare e njerëzore drejt sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Lajmet e Fundit