14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Kriza për varreza në Bellanicë të Malishevës: Qytetarit i është dukur sikur iu ringjallë vëllai kur gjeti një vend për varr (Video)

Varrezat e Bellanicës së Malishevës, janë të mbushura, dhe banorët po kërkojnë një parcelë tjetër. Ata kanë propozuar një lokacion, por është pronë e komunës. Ndërsa, në komunë premtojnë zgjidhje.

Banore e fshatit Bellanicë të Malishevës, po kanë problem me hapësirë për varrezat e fshatit. Varrezat e tanishme, janë mbushur, dhe banorët po kërkojnë një lokacion të ri.

“Telashe kamë pasur edhe vet personalisht me vëllain e ndjerë që ka vdekur në nëntor të vitit të kaluar. Brengosjen më të madhe e kam pasur ku do ta varrosi atë. Fatmirësisht kish pas një hapësirë aty në mes të varrezave dhe më është dukur sikur më është ringjallur vëllai. Ka raste kur hapet varri edhe dalin kockat e të vdekurve më të hershëm”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Rraman Surtolli.

Kjo telashe ka vite që po e përcjell këtë fshat mirëpo tani nuk ka hapësirë fare për varre. Parcelën  të cilën e kanë propozuar banorët e fshatit aktualisht është pronë e Komunës së Malishevës, por që duhet të intervenohet edhe në rrugën që të qon tek vendi i propozuar për varreza.

“Varrezat e vjetra janë mbushur dhe nuk ka më hapësirë. Ne kemi një projekt tjetër në një pjesë tjetër që quhet “Bregu i urës”, por në fillim prioritet tjetër është rregullimi i urës pastaj edhe zhvendosja. Nëse nuk rregullohet rruga, varrezat kot i vendosim atje sepse është vështirë të barten pastaj…”, tha Isuf Surtolli.

Në Drejtorinë e Kadastrit në Malishevë në pronësinë e së cilës edhe është parcela, thonë se sapo të dorëzohet peticioni i cili është i gatshëm nga banorët do të shqyrtohet nga komuna dhe do të bëhet zgjidhje.

“Kam informacion se kanë mungesë të hapësirës për varreza. Banorët kanë kërkuar një lokacion të ri për varreza, mirëpo zyrtarisht nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë prej tyre. Në momentin që pranojmë kërkesë, ne do ta procedojmë më tutje kërkesën dhe do t’i shohim mundësitë në Kuvendin Komunal”, deklaroi Bashkim Krasniqi.

Por nga komuna e Malishevës thonë se nëse vendi i propozuar nga banorët nuk i plotëson kushtet do të shohin mundësin që edhe të ndryshohet lokacioni. /Telegrafi/

Më Shumë

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit