Libri midis kufijve që nuk hiqen

Hapësira e ngushtë në Sallën e Kuqe, ajri i rënduar që qarkullon me vështirësi dhe dyndja e vizitorëve përbën pamjen e njëjtë që përcjell Panairi i Librit nga viti në vit.

Sivjet në hapje, s’u panë përfaqësues institucionesh qendrore të vendit, e ka kohë që politikat shtetërore në favor të librit dhe botuesve nuk vërehen. Për përfaqësuesit e shtëpive botuese, edhe ky vit risjell problemet e njëjta. Madje, si asnjëherë më parë, libri në Shqipëri nga ky vit do të përballet me tatimin mbi vlerën e shtuar në masën 6 për qind për shitjen e librave, shkruan sot Koha Ditore.

Panairi i 21-të me radhë i Librit në Prishtinë sërish ka bërë bashkë mbi 100 botues të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Disa nga pjesëmarrësit thonë se organizimi ka vend për përmirësime, kurse për të tjerë eventi po shkon mirë brenda mundësive.
Për Endri Mërtirin, përfaqësues i shtëpisë botuese “Skanderbeg Books”, taksa e re e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë është pengesë për botuesit dhe lexuesit.

“Në Kosovë është hequr taksa e librit, kurse në Shqipëri është vendosur 6 për qind. Sapo bëhet një ndryshim pozitiv në njërën anë, në anën tjetër vihet barriera e re”, ka thënë ai. Por në fakt edhe në Kosovë libri ngarkohet me taksë. Bile me 8 për qind, pavarësiht se ka vite që premtohet se do të zbritet. Në fillim të këtij viti gazeta ka raportuar se TVSh-ja për librin vazhdon, e Dogana e Kosovës në disa raste përdor edhe taksën për import. Kryeministri Ramush Haradinaj në qershor të vitit të kaluar pikërisht në hapje të Panairit kishte paralajmëruar se TVSh-ja për librin do të hiqet.

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Lajmet e Fundit