12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Me sa vite burgim mund të dënohen njerëzit që gënjyen se janë veteranë të UÇK-së?

Avokati Tomë Gashi thotë se nuk është e nevojshme të krijohet komision për rastin e veteranëve, pasi me këtë punë po merret Prokuroria.

Sipas Gashit, veteranët “mashtrues” e kanë dëmtuar shumë buxhetin e shtetit dhe ata akuzohen për vepra penale për të cilat rrezikojnë burgim deri në 20 vjet dhe sanksione deri në gjysmë milioni euro.

Gashi shprehet se ndihma më e madhe që do t’i jepte Kuvendi i Kosovës këtij rasti është ndryshimi i Ligjit për Veteranët.

“Është iniciativë krejtësisht e panevojshme, pasi rasti është në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe janë duke u zhvilluar hetimet për këtë çështje. Kryeparlamentari Veseli, por dhe udhëheqësit tjerë të Kosovës me siguri që ndihmën më të madhe për Kosovën në këtë rast do ta bënin duke paraqitur iniciativa për ndryshime të duhura në Ligjin për Veteranët e UÇK-së. Secili prej aplikuesve do të duhej të filtrohej edhe një herë me përgjegjësinë më të madhe morale, penale dhe kombëtare”, ka thënë Gashi për “Zërin”.

Më Shumë

Përvjetori i Fishtës i harruar në Shkodër

Nail Draga Përkujtimi i personaliteteve të ndryshme me rastin e përvjetorëve të tyre është obligim jo vetëm moral e profesional por edhe kombëtar nga ana...

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Lajmet e Fundit