14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Flet pronari i kompanisë ‘R-Gashi’: Autobusi nuk u sulmua pse ka pasur shqiptar, jemi goditur me një guri

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, një autobus i kompanisë ‘R-Gashi’ është sulmuar në Serbi, përderisa ka qenë duke udhëtuar për në Slloveni.

Ndaj sulmit, sot kanë reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, të cilët kanë thënë se autobusi është sulmuar me shishe të xhamit nga ura përderisa autobusi ishte në lëvizje.

“Pas sulmit, autobusi është ndjekur nga disa vetura pa targa, me ç’rast janë tmerruar udhëtarët. Ideja ka qenë me nxjerrë autobusin nga rruga, pasi që ka qenë në shpejtës”, ka deklaruar MPJ.

Në anën tjetër, Ballkani.info ka kontaktuar me pronarin e kompanisë ‘R-Gashi’, Ilir Gashin, i cili ka demantuar këto deklarata, duke thënë se sulmi është egzagjeruar në media.

“Autobusi nuk është sulmuar vetëm pse ka pasur udhëtarë shqiptarë. Përderisa kemi qenë në lëvizje, nga ura lart është hedhur një guri i cili ka goditur autobusin, por asnjë udhëtar nuk është lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe policia, më pas kemi vazhduar udhëtimin”, ka deklaruar Gashi.

Në fund, Gashi ka thënë se sulmi ka ndodhur në dalje të Beogradit, por ka mohuar që në drejtim të tij janë hedhur shishe xhami ose gjësende të tjera. /Ballkani.info

Pamjet e siguruara tregojnë dëmet që i janë shkaktuar autobusit:

Më Shumë

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

Lajmet e Fundit