7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Flet për herë të parë shqiptari i akuzuar për vrasjen e studentes greke

Pak kohë më parë, opinioni publik grek u trondit nga një ngjarje makabre, ku studentja Eleni Topaloudu u përdhunua dhe u vra, duke u hedhur nga një shkëmb në det.

Të akuzuar për vrasjen e Topaloudi janë një shqiptar 19 vjeç dhe një grek. 19-vjeçari shqiptar, i burgosur për rastin në Grevena ka folur për “Star”. Në bisedën e shkurtër, shqiptari deklaroi se është i sigurt se shoku grek hedh akuza mbi të, shkruajnë mediat helene.

“Nuk më intereson se çfarë thonë grekët. Unë kam një avokat”, ka deklaruar i riu nga Shqipëria.

Dyshimet paraprake të hetuesve janë se të dy djemtë janë të përfshirë në vrasjen e të resë greke. Giannis Topaloudi tha se nuk mundet që një person i vetëm ta bëjë vetë gjithë vrasjen, prandaj shprehet se dyshon se ekzekutimi ka ndodhur në bashkëpunim.

Shqiptari dhe greku në burg nuk komunikojnë me njëri – tjetrin. Përdhunimi dhe më pas vrasja e Eleni Topolaudi në Greqi nxori në pah një realitet tragjik në shtetin grek, atë të përdhunimeve dhe vrasjeve që ndodhin në vend.

Më Shumë

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Inspektohet kanalizimi në rrugën “Tahir Meha” në Prizren

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. kanë realizuar inspektimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën “Tahir Meha” në Prizren, në kuadër të intervenimeve të...

Lajmet e Fundit