Prokuroria në Prizren/ Tetë aktakuza, një paraburgim dhe një arrest shtëpiak

Tetë aktakuza ndaj katërmbëdhjetë personave,  janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit është caktuar masa e paraburgimit për një të dyshuar për vjedhje.

Ndërkaq, një i dyshuar tjetër për kanosje i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepren penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Më Shumë

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit