Braktisi fëmijën, arrestohet nëna nga Prizreni

Dje është arrestuar një nënë në Prizren për veprën “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, raporton policia.

Pasi është intervistuar, ajo është liruar nga policia. Gruaja i takon nacionalitetit ashkali.

Po në këtë njoftim, policia thekson se është identifikuar edhe një e mitur që kërkon lëmoshë pa mbikëqyrje të prindit apo kujdestarit.

Njoftimi i policisë:

Prizren 25.06.2019-12:30. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër K-Ashkalike, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e lartcekur. Po ashtu është identifikuar edhe një femër K-Ashkalike e mitur duke kërkuar lëmoshë pa mbikëqyrje të prindit apo kujdestarit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit