-2.4 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Malishevë/ I akuzuari pranon se në një dyqan kishte vjedhur para, kartela mbushëse dhe cigare

I akuzuari për vjedhje të rëndë, Getoarb Mulliqi, e ka pranuar fajësinë, në seancën e së premtes, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Pasi që me kërkesën e të akuzuarit, aktakuza është konsideruar e lexuar, Mullqi, ka thënë se e ndien veten fajtor për akuzën e cila i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai kërkuar nga gjykata që ndaj tij të shqiptohet një dënim sa më i butë, pasi që ka qenë i ri në moshë kur ka kryer këtë vepër penale.

Prokurorja Dëshira Jusaj, nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari Mulliqi, pasi sipas saj, një veprim i tillë ka mbështetje në provat e lëndës, dhe është bërë në mënyrë vullnetare.

Gjykatësi i çështjes, Njazi Morina, e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, ndërsa atë e ka njoftuar se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 9 korrik 2019, në ora 15:15.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 14 prill 2015, Getoarb Mulliqi, po akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, nga neni 327, paragraf 1, të KPRK-së.

Në aktin akuzues thuhet se më 22 gusht 2014, rreth orës 06:10, në fshatin Rud, Komuna e Malishevës, përkatësisht në dyqanin “Egzoni”, i akuzuari Mulliqi, duke shfrytëzuar orët e para të mëngjesit, përmes dritares ka hyrë me forcë brenda dyqanit, dhe ka marrë kartela mbushëse, në vlerë prej 160 euro, duhan në vlerë prej 1000 euro, si dhe para kesh në vlerë prej 600 euro.

Sipas aktakuzës me këtë i akuzuari Mulliqi, të dëmtuarit Sadri Rudi, i ka shkaktuar dëm të përgjithshëm në vlerën prej 1760 euro. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Fatmir Limaj nuk e ‘çan’ rrethimin as në Malishevë, VV-ja del e para

Fatmir Limaj me Nismën nuk arritën të dalin mbi prag. Megjithatë, partia që njihet për bastion Malishevën, ka dështuar edhe në këtë komunë, duke...

Dalja në zgjedhje arrin 28.97% deri në orën 15:00, më e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat preliminare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00, duke u bazuar në rezultatet e ardhura...

Lajmet e Fundit