-6.9 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Vdes muzikanti brazilian Joao Gilberto, themelues i stilit muzikor bossa nova

Muzikanti brazilian, Joao Gilberto, 88 vjeç, ka vdekur të shtunën pasdite në shtëpinë e tij në Rio de Janeiro, kanë konfirmuar të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale.

Në profilin e tij në Facebook, djali i tij Marcelo Gilberto tha se “lufta e tij ishte fisnike dhe ai deshi të ruante dinjitetin”. Kunata e tij shkroi: “Trishtim i thellë. Krejt çka deshi ishte të ishte me ne dhe të luante me nipërit e mbesat e tij”, raporton Reuters.

Familja nuk ka treguar shkaktarin e vdekjes.

I lindur në Bahia, në shtet verilindor i Brazilit, Joao Gilberto nisi këndimin në moshën 18 vjeçare. Pasi u zhvendos në Rio de Janeiro, ai lansoi këngën e tij “Chega de Saudade” më 1959, që shënoi edhe nisjen e stilit tashmë të famshëm muzikor, bossa nova, që do të thotë “trend i ri”. Albumi i tij i vitit 1964 “Getz/Gilberto” me saksofonistin amerikan Stan Getz u shit në miliona kopje, fitoi disa çmime Grammy dhe popullarizoi stilin bossa nova nëpër botë.

Më Shumë

Kurti në Has premton 1 miliard euro investim për prodhimtarinë dhe mbështetje për bujqit e fermerët e Prizrenit

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, ka takuar sot mbështetësit e këtij subjekti politik në regjionin...

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat...

Lajmet e Fundit