0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kizolli: Numri i çerdheve në Prizren, i pamjaftueshëm

Kizolli-çerdhjaABCKandidati i Partisë Konservatore për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli ka vizituar çerdhen e fëmijëve “ABC“ në qytet. Ai ka premtuar kushte më të favorshme për këtë veprimtari.

Kizolli tha se mungesa e çerdheve publike mbetet një ndër problemet më të mëdha, prandaj projektet në këtë drejtim do të kenë prioritet për kabinetin e tij qeverisës.

“Nga statistikat për çerdhet dhe arsimin parashkollor del se qyteti i Prizrenit ka vetëm një çerdhe publike përderisa vendet e tjera më të vogla se qyteti ynë kanë nga tre, katër e më shumë. Në qytetin tonë funksionojnë edhe çerdhet private por megjithatë numri i tyre është i pamjaftueshëm përballë kërkesave të prindërve, dhe se çmimet e larta për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet private shpesh janë të papërballueshme”, tha Kizolli.

Duke shtuar, Kizoli tha se në qeverisjen e PK-së çerdhet private do të lirohen nga pagesat për veprimtarinë afariste.

“Platforma politike e bazuar në rekomandimet për planin zhvillimor komunal ka paraparë që deri në muajin maj të vitit 2014 të vlerësohen hapësirat për çerdhet në kuadër të shkollave publike. Deri në gusht të vitit 2014 do të realizohet plani i detajuar ekonomiko – financiar për investime i cili pas diskutimeve do të përfshihet në planifikimet buxhetore të vitit 2015. Në këtë mënyrë në qeverinë tonë çerdhet private do të lirohen nga pagesat për veprimtarinë afariste”, tha ai.

Ndërkaq, kandidatja për Asamblenë komunale nga lista e PK-së, Bedrije Baxhaku-Berisha, tha se nënat sot kanë problem të sigurojnë një vend pune.

“Nënat sot kanë dy probleme. Së pari të sigurojnë një vend pune, dhe e dyta edhe nëse punësohen kanë problem se ku ta lënë fëmijën gjatë orarit të punës. Problem për të janë edhe pagat e ulëta të cilat shpesh nuk mundësojnë mbulimin e shpenzimeve për strehimin e fëmijëve nëpër çerdhe”, tha ajo.

Bazhaku-Berisha më tutje shtoi se çerdhet private deri diku kanë lehtësuar punën e nënave por megjithatë projektet e çerdheve publike janë të domosdoshme për edukimin parashkollor të fëmijëve dhe se në këtë mënyrë do të rregullojmë edhe një problem shumë të rëndësishëm për familjet tona./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot i vranët por me intervale me diell

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët por do të ketë intervale me diell. “Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat...

Sonte dueli i madh, Fury – Usyk

Sonte është një duel i zjarrtë për ardhuruesit e boksit. Tyson Fury  do të përballet me Oleksandr Usyk rreth orës 23:00. Ukrainasi është kampion i...

Lajmet e Fundit