Sesion shkencor kushtuar Atë Shtjefën Gjeçovit në Zym të Hasit

Me rastin e 90-vjetorit të vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, më 30 nëntor 2019, organizojnë sesionin e katërt të veçantë shkencor me temën “Atë Shtjefën Gjeçovi”.

Temat ku mund të përqendrohen studiuesit janë rinia dhe shkollimi i Atë Shtjefën Gjeçovit, fillet e veprimtarisë fetare dhe kombëtare në Troshan dhe Rubik, veprimtaria kulturore fetare dhe kombëtare në Zllakuqan të Klinës, hapja e Shkollës Shqipe në Zllakuqan, hapja e Shkollës Shqipe në Laç dhe të tjera.Sesioni shkencor kushtuar Atë Shtjefën Gjeçovit organizohet nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit“ Prishtinë dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi“ Zym.

Atë Shtjefën Gjeçovi, françeskan shqiptar kosovar, është një nga figurat vigane që krishterimi i fali kulturës kombëtare shqiptare, i cili për kontributi e tij, radhitet përkrah gjenive të tjerë të krishterimit ndër shqiptarë, si imzot Pjetër Budi, imzot Pjetër Bogdani, Atë Gjergj Fishta e shumë të tjerë. Sapo kujton emrin e Atë Shtjefën Gjeçovit (1874-1929), edhe më të fundmit të shqiptarëve që ka pasur rastin të bëjë qoftë edhe dy klasë shkollë, do t’i vejë menjëherë mendja te “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, mbledhur e kodifikuar nga frati i madh. Shkroi në të tria gjinitë letrare, mblodhi këngë, përralla, mite, doke e zakone popullore e, mbi të gjitha, atë që do ta pavdekësonte, “Kanunin e Lekë Dukagjinit” monument i gjuhës e i kulturës së Kombit Shqiptar, për të cilin Universiteti i Lajpcigut i dha titullin “Doktor i shkencave in honoris causa”.

Disa prej veprave të tij janë “Dashnia e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”, botimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, vepra “Trashëgime trako-ilire”, “Jeta e Shën Luçisë, Shna Ndou i Padues, Atil Reguli” – përkthim i lirë i dramës me 3 akte të Pjetër Metasatasit, etj. Ndryshe, Atë Shtjefën Gjeçovi u vra më 14 tetor 1929 në Zym të Hasit.

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit