21.6 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Arrestohet në flagrancë i dyshuari për vjedhje të mbrojtësve anësorë në autostradë

Njësia për Kontroll të Autostradave në Policinë e Kosovës sot ka arrestuar  në flagrancë një person të dyshimtë  për vjedhje të mbrojtësve anësorë të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”.

Këtij personi iu është konfiskuar edhe furgoni si dëshmi, transmeton Klan Kosova,

Sipas Policisë në vend të ngjarjes janë gjetur 88 copa të metalit, ku 61 prej tyre i kishte pasur të ngarkuara në furgon ndërsa të tjerat ishin në ngarkim e sipër.

 

“Po ashtu dy ditë më parë me datën 15.07.2019 Policia ka pranuar informata nga kompania për mirëmbajtje për një vjedhje të njëjtë në të njëjtin lokacion, ku edhe është hapur rast për vjedhje dhe i njëjti është iniciuar për hetime të mëtejme”.

“Policia e Kosovës  vazhdon me realizimin e detyrave konkrete dhe identifikimin e kryerësve të veprave penale dhe atyre të cilët shkaktojnë kundërvajtje, në veçanti mbetemi të përkushtuar në luftimin e të gjitha veprimtarive të kundërligjshme të cilat në një formë apo tjetër rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve tanë, duke përfshirë edhe sigurinë rrugore”, thonë nga Policia.

 

Më Shumë

Dragashi synon fitimin e Grantit të Performancës për të katërtin vit radhazi

Komuna e Dragashit synon për herë të katërt të fitojë Grantin e Performancës Komunale, duke u bazuar në përmbushjen e katër kritereve të detyrueshme,...

Në Retijë të Rahovecit u vu gurthemeli i kullës simbol të luftës

Në fshatin Retijë, dje u vu gurthemeli i kullës simbol të luftës, në prag të 26-vjetorit të çlirimit të Rahovecit me rrethinë, raporton PrizrenPress. Retija,...

Lajmet e Fundit