Haskuka: Disa prej këshilltarëve e meritojnë burgun

Këshilltarë të caktuar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e mbajtur të enjten janë përplasur me përfaqësuesit e Ekzekutivit, lidhur me tema të ndryshme, gjatë pikës së rendit të ditës të përcaktuar për pyetjet e anëtarëve të KK-së dhe përgjigjet e qeveritarëve komunalë.

Krahas përplasjeve mes këshilltarëve të opozitës dhe lidershipit komunal, tone të ashpra ka pasur edhe nga mesi i anëtarëve të koalicionit qeverisës komunal, që herë pas here janë fjalosur mes vete, e herë me përfaqësuesit e Ekzekutivit, shkruan sot Koha Ditore.

Më të zëshmit në mesin e kuvendarëve kanë qenë Xhavit Uka i LDK-së dhe Ilir Baldedaj i AAK-së, ndërkohë që në raste të caktuara edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka është përgjigjur me tone të larta. Madje gjatë përplasjes me këshilltarët e caktuar Haskuka ka theksuar se disa prej tyre e meritojnë burgun.

Ndërkohë monitoruesit nga radhët e shoqërisë civile kanë vlerësuar se ky nivel i përfaqësimit në Kuvend dhe kjo performancë e Ekzekutivit tregon paaftësinë e politikës lokale për adresimin e çështjeve publike.

Haskuka: Disa prej këshilltarëve e meritojnë burgun

https://www.koha.net/kosove/174824/haskuka-disa-prej-keshilltareve-e-meritojne-burgun/

Më Shumë

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit