Policia në Prizren bastisë lokalet pas mesnate

Në rajonin e Prizrenit është duke vazhduar plani operativ për kontrollimin e lokacioneve dhe personave të dyshimtë, me ç‘rast Policia gjatë orëve të mesnatës ka kryer disa bastisje të lokaleve dhe personave ku dyshohet se mund të kryhet veprimtari ilegale dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

“Aktiviteti është realizuar në bashkëpunim edhe me inspektorët komunalë dhe me njësitë e hetimeve të Drejtorisë Rajonale në Prizren”, thuhet në raportin policor.

Gjatë kontrollimit dhe realizimit të këtij plani operativ, gjatë mesnatës Policia ka ushtruar kontroll në njërin nga lokalet në rrugën ‘Tranziti i vjetër’, i frekuentuar nga qytetarët dhe pas kontrollimit të disa personave të dyshimtë dhe automjeteve është gjetur një armë pa leje e tipit Bereta, e kalibrit 9 mm, në pronësi të qytetarit Sh. P. mashkull shqiptar kosovar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës të cilët kanë sekuestruar armën e dyshimtë. Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar i Shtetit”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Lajmet e Fundit