Policia e Kosovës: Tre persona u sulmuan fizikisht gjatë rrënimit të objektit “Abi Çarshia” në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar se pronarët e “Abi Çarshia” në Prizren, së bashku me punëtorët kanë sulmuar tre persona, dy meshkuj dhe një femër.

“Për deri sa inspektorët komunal ishin duke rrënuar një objekt të ndërtuar pa leje, pronarët e objektit të dyshuarit, meshkuj K-Shqiptarë, së bashku me disa punëtorë kanë sulmuar fizikisht dy meshkuj dhe një femër viktima K-Shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore”.

“ Një zyrtar policor është lënduar gjatë tentimit për të qetësuar situatën. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se pasditen e së premtes në Prizren janë sulmuar aktivistët , Rinor Kadriqeli, Rigon Kadriqeli, Muhamet Kadriqeli, Hysen Pllava dhe Mimoza Bushrani. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit