1.9 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Rekord në Ballkan, 390 mijë shqiptarë kanë marrë një pasaportë të vendeve të BE-së

Dikur ata ishin thjesht emigrantë. Tashmë shumë prej të ikurve në fillim të viteve ’90, apo dhe më pas, janë bërë qytetarë me të drejta të plota në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Monitor ka përpunuar të dhënat e Eurostat lidhur me dhënien e shtetësive nga anëtarët e saj për Shqipërinë, duke filluar që nga viti 2002, kur figuron dhe dhënia e pasaportave të para.

Në total, nga viti 2002 deri në 2017-n janë dhënë gjithsej 391 mijë shtetësi për shqiptarët që jetojnë në vendet e BE-së. Nga rreth 1.2 milionë emigrantë që vlerësohet të kenë ikur deri në 2015-n (përpara se të fillonte cikli i ri i emigracionit), rezulton se rreth 305 e tyre e kanë marrë tashmë një pasaportë (këtu përfshihen në fakt dhe fëmijët që kanë lindur në një nga shtetet e BE-së)

Nga viti 2008, gjithnjë e më shumë shqiptarë kanë arritur të marrin pasaportë, për të kulmuar në 2016-n, me 67.6 mijë dhe në 2017-n, me 58.9 mijë të tilla.

Italia dhe Greqia janë dy shtetet fqinjë, që jo vetëm hapën dyert për emigrantët në fillim të viteve ’90, por tashmë gjithnjë e më shumë po u japin të drejta të plota atyre.

Greqia ka dhënë në periudhën 2002-2017 rreth 180 mijë pasaporta, ose 46% të totalit të dhënë nga gjithë BE në 15 vitet e fundit. Numri më i lartë i tyre është dhënë në 2016-2017, përkatësisht me 28.5 dhe 29.5 mijë. Në vend të dytë, me 175.6 mijë pasaporta, ose 45% të totalit renditët Italia. Vetëm këto dy shtete kanë dhënë 91% të totalit të pasaportave për periudhën 2002-2015.

Më Shumë

Mot i vranët, temperaturat minimale deri në minus 6 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajt mot kryesisht i vranët. IHK njofton se temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -6°C dhe...

Liria në Durrës, nis përgatitjet për pranverë

Skuadra e Lirisë, që në stinorin 2023/24 ra nga Superliga dhe këtë stinor 2024/25 po tenton rikthimin aty, ka arritur të martën në Durrës...

Lajmet e Fundit