12.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Zafir Berisha kujton rënien e dy bashkëluftëtarëve, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj

Ish- komandanti  i UÇK-së, Zafir Bersha ka kujtuar rënien e dy dëshmorëve, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj
Ai, tregon se rënia e këtyre dy dëshmorëve ishte hmbje e madhe për UÇK-në.

“Me 28 korrik 1998, duke u kthyer nga Shqipëria, një grup prej 63 luftëtarëve që kishin qenë për armatim, bie në pritë të forcave serbe ku në luftimet e ashpra që u zhvilluan në fshatin Buçe dhe mbi fshatin Brezne , bien heroikisht dy luftëtarët e UÇK-së, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj”, kujton Berisha.

“Rënia në krye të detyrës së këtyre dy luftëtarëve trima, për ne ishte një humbje e madhe, sepse humbëm dy ushtarët trima, të cilët çdo herë ishin në krye të detyrës për furnizimin e ushtarëve të UÇK-së me armatim nga Shqipëria”.

“Nexhati ishte nga ata mërgimtar që e kishte lënë Zvicrën dhe kishte ardh për me luftuar për lirinë e vendit , derisa familjen e kishte lënë atje, kurse Beamiri ishte nga ata djem të ri nga Zhuri, i cili kishte ardh vullnetar në UÇK, dhe ishte me mision në njësinë për furnizim me armatim”.

“Rënia e këtyre dy trimave edhe pse ishte humbje e madhe për ne, lufta dhe furnizimi me armë ka vazhduar “

“Në nxjerrjen e ushtarëve nga rrethimi dhe të plagosurve në Buçe dhe në malet e Breznes, u shkojmë në ndihmë me një pjesë të kompanisë së fshatit Kushtrim dhe Poslisht mbasi ishte pozicionim më i afërt i UÇK-së me fushëbetejën nga ku i terhekëm ushtarë e plagosur Sami Berisha nga Lezi dhe Albrim Krasniqi nga Vlashnja derisa Ismet Zymberi nga Tusuzi ndimohet nga djemtë e Zhurit”.

“Në këtë aksion kanë qenë edhe Policia Ushtarke me Salajdin Berisha në krye, si dhe Ekrem Rexha-komandant Drini, i cili pas ofensivës së 16 korrikut të vitit 1998 ishte vendosur në Shtabin Lokal të UÇK-së në Vërri dhe kishte detyrën e shefit të operativës së shtabit, i cili ishte edhe pjes e operacionit për nxjerrjen e dy kufomave të dëshmorëve në luftimet e Buçes dhe Breznes dhe të plagosurve, ku ishte edhe një pjesë e komandës së Shtabit Lokal dhe një pjesë e Batalionit të Parë dhe Dytë si dhe komplet Policia Ushtarake si dhe Xhevat Berisha kom. ZKZ i shoqëruar nga luftetar nga Vërmica dhe Zhuri, që u angazhuan për tërheqjen e kufomës së luftetarit Nexhat Fanaj nga fushëbeteja”.

“Vlen të theksohet kontributi i madh i banorëve të këtyre dy fshatrave ( Buçe dhe Brezne) për t’i dalë në ndihmë luftëtarëve të lirisë dhe të plagosurve në këtë betejë”.

“Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoj me shumë beteja kundër okupatorit serb deri me 12.06.1999 ku përfundimisht iu dha fund sundimit sllav në tokat tona”.

“Këtë shkrim në 21 vjetorin e Betejës së fshatit Buçe, përveç kujtimit për sakrificën e luftëtarëve dhe jetën e dy dëshmorëve që ranë në atë betejë, ia dedikoj edhe mikut dhe bashkëluftëtarit ton që ishte udhëheqës i këtij operacioni e që padrejtësisht po mbahet në burg me shpifje të mbeturinave të Serbisë, Xhemshit Krasniqi-Xhema”/PrizrenPress.com/.

Më Shumë

Astrit Isufi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë, ka aktakuzë për dhunë në familje dhe kanosje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës. Dhëndrri ka vrarë dy vëllezërit e gruas së tij. Në arrati, akoma gjendet...

Shaqir Totaj: Prizreni e vazhdon rrugëtimin e punëve të mira të dielën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar se strukturat janë mobilizuar për zgjedhjet e balotazhit. Ai ka...

Lajmet e Fundit