9.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Prizren/ Një muaj paraburgim për të dyshuarin që u kap me 55 kilogramë marihuanë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.K., nga Tirana.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 25.07.2019, nga ora 17:45, minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 25.08.2019”.

“Sepse i pandehuri me datë 25.07.2019, nga Shkodra duke e drejtuar automjetin e tipit “Opel Meriva” ka transportuar narkotik të llojit marihuanë dhe hashash, të cilat në një bunker, nën dysheme të automjetit i kishte fshehur, në peshë të përgjithshme prej 54,963 kilogramësh të cilat në pikë të kalimit kufitar Shqipëri – Kosovë, gjegjësisht afër fshatit Vërmicë – Komuna e Prizrenit, janë zbuluar nga kontrolli i policisë”.

Më Shumë

55 aksidente e mbi 2200 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 55 aksidente trafiku, ku prej tyre 22 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Në...

Vdes akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja ka vdekur të enjten në moshën 89-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e tij. Familjarët kanë njoftuar po ashtu se ka përfunduar edhe ceremonia...

Lajmet e Fundit