Sekuestrohen katër armë në rajonin e Prizrenit

Policia ka arritur të sekuestrojë katër armë zjarri nga qytetarët në rajonin e Prizrenit të cilët i posedonin në mënyrë ilegale.

Bëhet e ditur se tri nga armët janë konfiskuar në komunën e Suharekës, në raste të veprave penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Sipas policisë njëri nga rastet ka të bëjë me lëndim nga arma e zjarrit, me ç’rast viktima është trajtuar nga mjekët, por rasti nuk është raportuar tek organet e rendit dhe kanë tentuar ta fshehin.

“Pas një punë intensive të hetuesve dhe një informacioni të pranuar, Policia ka arritur të zbulojë të dyshimtin për rastin i cili ka ndodhur me datën 18.06.2019 në një fshat të komunës së Suharekës”.

“Në dy raste dyshohet se armët janë përdorur gjatë ahengjeve familjare.

Ndërsa në rastin e katërt Policia në Stacionin Policor Veri në Prizren ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një armë”, thuhet në njoftimin e policisë

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit