Haxhi Avdyli vlerëson Mustafën si unifikues të Partisë, Vjosën e propozon për Kryeministre

Pas zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të partisë, tashmë nga LDK’ja kanë filluar të dalin zëra publik në përkrahje të deputetes Vjosa Osmani për kandidate të kësaj partie për kryeministre në zgjedhjet e ardhshme.

Deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli, thotë se Vjosa Osmani është duke u përkrahur nga qytetarët në çdo sondazh që bëhet.

Sipas tij dyshja Osmani-Mustafa, do të ndihmojë Kosovën që të kthehet në binarët e zhvillimit dhe progresit, shkruan Gazeta Express.

“LDK vazhdon edhe 4 vite me liderin e saj Isa Mustafa që mban stabilitetin dhe unitetin e saj. Kurse ndryshimi dhe fitorja e zgjedhjeve nacionale e konfirmuar në çdo anketë e sondazh online dhe fjalët e mijëra qytetarëve të takuar kudo, e ka emrin Vjosa Osmani-Sadriu. Ky binom do jetë i ndihmuar nga secili prej nesh kudo që jemi, për të risjellur Kosovën tonë në binarët e zhvillimit e progresit. Vazhdojmë..”, ka shkruar në profilin e tij Avdyli.

Gjatë procesit të brendshëm zgjedhor ishte përfolur shumë emri i Vjosa Osmanit si kandidate për kryetare të LDK’së, megjithatë kryesia e LDK’së kishte bërë përpjekje të gjente një kandidat konsensual meqenëse pretendentët për postin e kryetarit ishin të shumtë.

Isa Mustafa siç u raportua edhe dje, ishte emri i vetëm i cili përfaqësonte një lloj uniteti brenda partisë, gjë që u vërtetua edhe në Kuvendin e IX-të të LDK’së që u mbajt të shtunën më 3 gusht. /GazetaExpress/

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit