Kryeziu: Liderë të fortë me parti e qeverisje të dobëta

Model që prodhon liderë të fortë me parti e qeverisje të dobëta, e ka cilësuar sistemin aktual politik, Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).

Sipas tij, ky sistem lejon që liderët lehtësisht të faktorizohen si hisedarë të qeverisjes edhe atëherë kur kanë fare pak fuqi elektorale, siç ishte rasti në qeverinë e fundit, ku AKR-ja me tre deputetë kishte hise në katër ministri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore” Kryeziu ka thënë se reformimi i sistemit zgjedhor nuk duhet të trajtohet vetëm nga dimensioni procedural, por nga përmbajtja, e cila do ta përmirësonte strukturën e sistemit politik në tërësi.

Zonat zgjedhore, sistemi i kombinuar mazhoritar/proporcional, barazia gjinore në mekanizmat përgjegjës për menaxhimin dhe organizimin e zgjedhjeve, lista e kandidatëve me bazë 50% / 50%, janë disa nga rekomandimet për të cilat Instituti që përfaqëson Kryeziu vlerëson që së pari duhet t’i nënshtrohen një debati të gjerë, e pastaj adresohen përmes një kodifikimi të legjislacionit zgjedhor.

Por, sipas tij, këto rekomandime që prekin substancën e sistemit zgjedhor nuk janë marrë parasysh nga subjektet politike, përjashtuar disa intervenime që prekin aspektin teknik të menaxhimit në kuadër të ligjit për zgjedhjet.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit