17 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

PDK : Haskuka po tenton të zhvendosë vëmendjen nga papastërtia që ka kapluar Prizrenin

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, ka reaguar kundër lavdërimit të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Sipas këtij subjekti politij, Haskuka po tenton të zhvendos vëmendjen nga keqqeverisja e tij.

Komunikata e plotë

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren reagon ndaj Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke dashur të tërheq vëmendjen nga papastërtia që e ka kapluar Prizrenin, gjoja paska gjetur një shkak për t’u krenuar.

Ai këtë e paska bërë me renditjen e dokumentacionit në arkivën e Komunës, ndërsa gati dy vjet në pushtet vazhdon ta fajësojë ish-pushtetin e PDK-së, duke harruar se punëtorët e arkivit janë punëtorë të komunës.

“Na vjen çudi se si edhe në këtë rast Haskuka nuk e ka fajësuar edhe OSHP-në”. Në mungesë të sukseseve dhe Parajsës së paralajmëruar sa ishte në opozitë, e që zhgënjeu aq shumë pritshmërinë qytetare kur erdhi në pushtet, Haskuka tashmë zgjedh të lavdërohet me palosjen e dokumenteve.

Pra, tashmë në këtë vapë, kur qytetari me padurim pret ndonjë lajm për fillimin e larjes së rrugëve pas gjashtë muajsh, pastaj të pastrimit të rrugëve e shesheve të qytetit, që po bëhet gaz i botës në sytë e ndërkombëtarëve për mungesën e higjienës, derisa Prizreni vlon me turistë edhe për shkak të Dokufestit, kryetari Haskuka ja se me çfarë krenohet.

Ai e bënë këtë, në vend se tashmë të jetë transparent e të krenohet se po përzgjedh mësimdhënësit më të mirë për shkollat, e jo duke u’a imponuar atyre militantët partiak, për t’i punësuar me çdo kusht, pavarësisht nevojave të shkollave.

Haskuka po ashtu e bënë këtë në vend se të na tregojë se e ka shkarkuar drejtorin me aktakuzë të Financave dhe drejtorët tjerë që madje i ka të dënuar edhe me nga dy herë, ndërsa kishte premtuar se gjatë qeverisjes së tij këtë nuk do të lejonte raste të tilla.

Konsiderojmë se sulmet ndaj opozitës, që bëhen sa herë zihet ngusht kryetari i Prizrenit, kanë për qëllim zhvendosjen sadopak të vëmendjes nga dështimet e tij, duke përdorë taktikën “Sulmi, mbrojta më e mirë”, të cilën tashmë e kanë kuptuar prizrenasit..

Më Shumë

Besmir Memaj rikthehet te Prizreni

KB Proton Cable Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e Besmir Memajt në skuadër, duke shtuar energji dhe përvojë për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. Klubi shprehet...

Liria e Prizrenit befasohet në Prishtinë, mposhtet nga 2 Korriku

Liria e Prizrenit pësoi një humbje të befasishme sot në Prishtinë, duke u mundur nga 2 Korriku me rezultat 3:0 në ndeshjen e zhvilluar...

Lajmet e Fundit