2.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Prizren: Një muaj paraburgim pasi sulmoi një zyrtar policor

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.D. nga Fierzë-Tropojë, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par.4 e lidhur me par.2 të KPRK-së, njofton gjykata, përcjell PrizrenPress.

Sipas gjykatës, msasa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit data 16.08.2019, ora 17:00, e që do të zgjasë deri më datë 16.09.2019.

Gjykata bënë të ditur se me datë, 17.08.2019, në ora 15:41 minuta në Prizren, saktësisht në Stacionin Policor të trafikut rrugor në Prizren e cila gjendet në rrugën “Joni”, pasi e ka paguar gjobën për ta tërhequr dokumentin e konfiskuar, fillon ti ofendoj dhe fyej zyrtarët policor me iniciale I. H., I.C. dhe E.J., ku më pas me dashje e sulmon fizikisht personin zyrtar të dëmtuarin me iniciale E.J. duke e kapur për gjoksi dhe ia shqyen këmishën zyrtare, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

39 të pandehurve në Prizren u caktohet masa e sigurisë, Gjykata sqaron qëndrimin pas seancës

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masa sigurie ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra...

Lumi Toplluha del nga shtrati, vërshohet Samadrexha e Suharekës

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vend, edhe zona e Suharekës është prekur nga përmbytjet. Një pjesë...

Lajmet e Fundit