Policia jep informata rreth aksidentit të djeshëm në Suharekë ku vdiq një vajzë

Policia e Kosovës ka dhënë informata të reja rreth aksidentit të djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas policisë, ngasësja e veturës e ka humbur kontrollin e makinës nga pakujdesia dhe ka përfunduar në mbrojtëset e rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur e vdekur një vajzë nga Kumanova.

Policia njofton se nga ky aksident, edhe katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shqiptarë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa njësitë policore ende janë duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Lajmet e Fundit