Një muaj paraburgim prizrenasit që rrahu gruan e tij

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale F.A. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 pika 3.2 e lidhur me nenin 248 të KPRK-së, njofton gjykata, përcjell PrizrenPress.

Sipas gjykatës, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 15.08.2019, nga ora 01:30 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 15.09.2019.

Gjykata bënë të ditu se me datë, 15.08.2019, rreth orës 17:00 minuta, në banesën e përbashkët e cila gjendet në rrugën “Dëshmorët e Prekazit”, në Prizren, i pandehuri me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër –bashkëshortes së tij me iniciale Sh. T., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe fjalosje paraprake e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me thikë në vetullën e djathtë. Me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK-së) për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Lajmet e Fundit