John Grogan vizitoi Prizrenin

Anëtari i Parlamentit Britanik, John Grogan, sot e vizitoi Prizrenin. Lajmin për vizitën e Groganit në Prizren, e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, shkruan PrizrenPress.

Haskuka, në llogarinë e vet në Facebook, ka postuar disa fotografi me Groganin, në të cilën ka shkruar se pata një takim miqësor, ku biseduam për çështje të ndryshme lidhur me komunën e tonë dhe Kosovën në përgjithësi.

“Komunën e Prizrenit sot ka vizituar anëtari i Parlamentit Britanik, John Grogan me të cilin pata një takim miqësor, ku biseduam për çështje të ndryshme lidhur me komunën tonë dhe Kosovën në përgjithësi.

Gjatë takimit parlamentarin britanik falenderova për mbështetjen dhe rëndësinë që Britania e Madhe i kushton Kosovës, ndërkaq kërkova që ky bashkëpunim të rritet edhe në nivel ndërkomunal”, ka shkruar Haskuka. PrizrenPress.com/

Fotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher Haskuka

Më Shumë

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Lajmet e Fundit