Vrasësi i Robert Kennedyt theret në burg

irhan Sirhan, i dënuari për vrasjen e Robert F Kennedy, është therur me thikë në një burg në Kaliforni, kanë raportuar mediat në Amerikë.

Autoritetet kishin bërë të ditur se një therje kishte ndodhur në një burg afër San Diegos të premten në mbrëmje.

Në një njoftim publik, Departamenti për Rehabilitim në Kaliforni kishte thënë se “zyrtarët policorë i ishin përgjigjur shpejt” sulmit.

Viktima, gjendja e të cilit është stabile, nuk u përmend në deklaratë.

Megjithatë, sipas raportimeve në mediat amerikane, i theruri është 75-vjeçari Sirhan.

Sirhan po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Qendrën Korrektuese Richard J Donovan, ku edhe ndodhi therja.

Akoma s’dihen arsyet e sulmit.

Sirhan ishte dënuar për vrasjen e kandidatit presidencial Kennedy, të cilin e qëlloi tre herë në hotelin “Ambassador” në Los Angeles më 5 qershor 1968. Kennedy ishte qëlluar në kuzhinën e hotelit, pak pasi deklaroi fitoren në anën e Demokratëve në garën për president. Vëllai i ish-presidentit amerikan John Kennedy, vdiq 24 orë pas sulmit. Edhe vëllai i tij, John Kennedy, ishte vrarë më 1963.

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit