12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Kurti i pyetur për Dardan Molliqajn: Hala po merreni me të a?

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka refuzuar të flasë për ish-partnerin e tij, Dardan Molliqaj, dhe sulmin fizik për të cilin e ka akuzuar Haki Abazi i VV-së.

Pasi u kthye nga Gjermania, Kurti sot vizitoi Prizrenin nga ku foli për fitoren që, sipas tij, do ta korrë Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 qershorit.

Lideri i VV-së, kur u pyet rreth kandidatit për deputet të koalicionit AAK – PSD, Dardan Molliqaj, refuzoi të fliste për të.

“A hala po merreni me të a?”, i tha Kurti gazetarit kur e pyeti rreth incidentit pas emisionit “Pressing” të mërkurën, për të cilin akuzohet Molliqaj.

Dardan Molliqaj dhe kandidati i VV-së për deputet, Haki Abazi, të mërkurën në Pressing patën një debat të ashpër, e menjëherë pas emisionit, Abazi tha se ish-deputeti i VV-së e ka sulmuar fizikisht.

Diçka të tillë e ka mohuar Molliqaj, ndërsa Vetëvendosja ka dalë me komunikatë ku e ka quajtur anëtarin e PSD-së “bandit”.

Prokuroria Themelore e Prishtinës dje kanë intervistuar Molliqajn, Abazin dhe Rexhep Hotin nga radhët e PDK-së, që sipas kandidatit të VV-së, ka qenë i pranishëm kur e ka sulmuar Molliqaj.  /Express/

Më Shumë

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Lajmet e Fundit