11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Ish-presidenti gjerman, Horst Köhler, takohet në Berlin me përfaqësuesit e Gjimnazit „Loyola“

Ish-presidenti gjerman, prof. dr. Horst Köhler, në zyrën e tij në Berlin, të martën është takuar me përfaqësuesit e Gjimnazit “Loyola”. Në një takim të gjatë, është biseduar lidhur me punën, të arriturat dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij institucioni arsimor, ndër më të suksesshmit në Kosovë.

Köhler, i cili është mbështetës i vazhdueshëm i Gjimnazit “Loyola”, u interesua edhe për zhvillimin e Republikës së Kosovës dhe marrëdhëniet e këtij institucioni arsimor me institucionet shtetërore të Kosovës.

Ish-presidenti Köhler shpehu interesim të veçantë për Gjimnazin “Loyola”, i cili shihet si një projekt i rëndësishëm në fushën e edukimit dhe arsimimit dhe premtoi mbështetje të fuqishme për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Në këtë takim morën pjesë edhe Neki Jahaj, udhëheqës i shkollës, dr. Reinhold Festge, anëtar i Shoqatës Bartëse dhe mbështetës i shkollës, P. Walter Happel SJ, i cili e kishte themeluar shkollën para 15 vjetësh dhe e kishte drejtuar për 10 vjet radhazi, dr. Burkhard Löher, koordinator në ardhje i bordit dhe i shkollës.

Gjimnazi “Loyola” është shkollë private në qytetin e Prizrenit, e cila mbështetet nga Shoqata “Loyola-Gymnasium” dhe është ndërtuar në bashkëpunim me Provincën Gjermane të Rendit Jezuit. Në pranverën e 2020-ës Gjimnazi “Loyola” do të festojë 15-vjetorin e funksionimit të suksesshëm si shkollë elitare.

Më Shumë

Sonte, finalja e Eurovisionit

Sonte do te mbahet nata finale e Eurovision Song Contest 2024. Këtë vit, Shqipëria u përfaqësua me këngën ‘Titan’ nga Besa Kokëdhima e cila nuk...

Lansohet skema e granteve ‘Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në komunën e Prizrenit’

U lansua sot skema e granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në Komunën e Prizrenit”, që financohet nga Komuna e Prizrenit, ndërsa, implementohet...

Lajmet e Fundit