Çeku: Ndërtimet janë krim i organizuar urbanistik, legalizimi pa analizë është amnisti

Brahim Selimaj i LDK-së, ka thënë se kur flitet për ndërtimet pa leje, e që është thënë të jenë në mes 350 – 400 mijë ndërtime pa leje, janë që prej periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai ka thënë se LDK-ja propozon që të bëhet legalizimi i objekteve aty ka mundësi, dhe të rrënohen objektet aty ku kjo nuk mund të ndodhë.

Por Hajrulla Çeku nga Vetëvendosje nuk është pajtuar me këtë. Sipas tij, pak rëndësi ka nëse janë të para apo të pas ’99-s. Ai ka thënë se dikush e ka marrë përsipër për të administruar territorin dhe është dashur që të gjejë zgjidhje edhe për këtë problem.

“Në këto vite, fillimisht është lejuar ndërtimi pa leje, e në raste edhe kanë bashkëpunuar me to. Me thënë tash se duhet të zgjidhet ky problem, nga këta që e kanë shkaktuar nuk po tingëllon e sinqertë, po tingëllon pak a shumë si këta që i kanë shpallur luftë korrupsionit”, ka thënë ai.

Çeku ka thënë se së pari duhet të bëhet një analizë se si ka ardhur deri to ky kaos.

“Nëse themi hajde po i legalizojmë, pa bërë një analizë, ne po i amnistojmë nga një veprim i gabueshëm”, ka thënë Çeku duke shtuar se në industrinë e ndërtimit ka pasur krim të organizuar dhe korrupsion.

“Duhet të hetohet dhe të trajtohet si krim urbanistik i organizuar. Duhet t’i konsolidojmë organet e drejtësisë në raport me këtë punë”, ka thënë Çeku, si puna e parë e cila duhet të bëhet, e që siç ka thënë, do ta bëjë Vetëvendosje kur të vije në pushtet.

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit