5.2 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Mobilizohet PDK-ja në Prizren

Shtabi Zgjedhor i PDK-së në Prizren, ka mbajtur takim me nëndegët e partisë.

Në këtë takim është diskutuar për mobilizim për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Strukturat e PDK-së në Prizren me të gjitha nëndegët e kësaj partie, në takimin e sotëm kanë dëshmuar për gatishmërinë dhe frymën mobilizuese si kurrë më parë. Kjo frymë mobilizuese e strukturave të nëndegëve të PDK-së, për një paraqitje sa më dinjitoze në hapjen solemne të fushatës zgjedhore, më 26 shtator në ora 18:00, është rezultat i strukturës mirë të organizuar të kësaj partie”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren.

Struktura organizative e nëndegëve të PDK-së, në terren si edhe më parë që është dëshmuar, me punën e tyre nëpër nëndegë derë më derë, është sinjali i fitores së 6 tetorit 2019, sepse kjo forcë motorike e PDK-së, konsiderohet shtylla e partisë”.

“Në takimin e sotëm, me të gjitha strukturat e PDK-së edhe një herë u dëshmua mbështetja e fuqishme e vizionit të PDK-së, për Kadri Veselin Kryeministër të Qeverisë së Kosovës, sepse vetëm me një njeri të fuqishëm dhe vizionar e të guximshëm, mund të ç’bllokohen proceset për integrimin e Kosovës dhe vetëm me Kadri Veselin Kryeministër, mund të realizohet ëndrra e Kosovës për Integrime-Euroatlantike, – u tha në mes tjerash nga anëtarët e kryesive të nëndegëve të PDK-së”.

“Gjithashtu në këtë takim u tha se pjesëmarrja sa më masive në tubimin hapës, do të jetë mesazh për të gjithë qytetarët jo vetëm të Prizrenit, por edhe të Kosovës se PDK-ja është e vetmja forcë politike, që me vizion dhe guxim është në shërbim të shtetit të Kosovës, në shërbim të qytetarëve”.

“Me këtë rast u kërkua nga të gjitha nëndegët, që me votimin e numrit 112, si numër i shpëtimit të interesave kombëtare, Kosova do të gëzojë privilegjet e përkrahjes ndërkombëtare dhe do ta ketë vendin aty ku e meriton. Andaj, çdo votë që nuk i shkon numrit 112 rrezikon seriozisht integrimin e Kosovës dhe ekzistimin e saj si shtet i pavarur”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në spitalin e Prizrenit

Është dërguar pa shenja jete një person në spitalin e Prizrenit. Policia po e heton këtë rast, derisa sipas mjekur, dyshohet që është vdekje natyrale. "Raportohet...

Kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për Astrit Isufin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë...

Lajmet e Fundit