Rregullorja për transparencë komunale në Prizren, kundërligjore

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pas shqyrtimit të ligjshmërisë së Rregullores për Transparencë të Komunës së Prizrenit ka vlerësuar se ky akt është i kundërligjshëm.

Për këtë arsye ka kërkuar nga organet komunale që të njëjtin ta harmonizojnë me dispozitat ligjore në fuqi. Sipas zyrtarëve të MAPL-së, Komuna e Prizrenit është zotuar se do ta rishqyrtojë dhe ta harmonizojë këtë akt në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.

Ndërsa pushteti lokal çështjen e harmonizimit ligjor të rregullores në fjale ka vënë në rendin e ditës të mbledhjes së KK-së, që planifikohet të mbahet gjatë kësaj jave, shkruan sot Koha Ditore.

MAPL-ja në shkresën e dërguar gjatë muajit të kaluar në adresë të kryetarit Mytaher Haskuka dhe kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi ka kërkuar rishqyrtimin e Rregullores komunale për transparencë, të miratuar në seancën e KK-së, të mbajtur më 18 korrik 2019.

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit